Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku një çift është arrestuar nën dyshimin e vrasjes së vajzës së tyre shtatzënë dhe të foshnjës së palindur të saj. Viktima, Rebecca Park, ishte rreth një javë larg lindjes kur më 3 nëntor vizitoi shtëpinë e prindërve të saj. Një ditë më pas, familja e saj e raportoi të zhdukur, pasi një dëshmitar okular e pa duke hipur në një automjet pranë shtëpisë.
Pas një hetimi intensiv, autoritetet gjetën trupin e Rebeccës në një park kombëtar pranë Liqenit Michigan. Autopsia konfirmoi se ajo nuk ishte më shtatzënë, ndërsa dyshohet se foshnja e palindur ishte nxjerrë nga barku i saj me një bisturi. Hetimet drejtoheshin menjëherë ndaj nënës së saj, Courtney Bartholomew, pasi e mitura u pa duke hyrë në makinën e saj para zhdukjes.
Në përfundim të hetimeve, si Courtney ashtu edhe bashkëshorti i saj, Timothy Bradley, u arrestuan për vrasjen e Rebeccës. Prokurorja e çështjes e përshkroi ngjarjen si një akt të jashtëzakonshëm mizorie, duke theksuar se çifti nuk u ndal vetëm te vrasja e vajzës, por edhe te fetusi që ata nxorën nga barku i saj. Sipas hetimeve, çifti e detyroi Rebeccën të hipte në një automjet tjetër dhe e çuan në pyll, ku e goditën me thikë dhe shkaktuan vdekjen e saj dhe të foshnjës.
“47-vjeçari e solli Rebekën në shtëpinë e tyre dhe së bashku me gruan e tij e detyruan të hipte në një automjet tjetër dhe e çuan në pyll ku e goditën me thikë, e detyruan të shtrihej përtokë ndërsa ia prenë foshnjën dhe në fund shkaktuan vdekjen e saj dhe të foshnjës. Pastaj e lanë trupin e saj në pyll,” i tha prokurorja gjykatës.
“Kur e preu foshnjën, Courtney tha se Rebecca ishte ende e vetëdijshme dhe Bradley po ia mbante thikën në fyt”, thuhej në deklaratën e saj. Trupi i vajzës u mbulua me gjethe, ndërsa fetusi u vendos fillimisht në frigorifer dhe më pas në një qese plehrash, që më vonë u hodh në një kosh plehrash.
Gjatë marrjes në pyetje, Courtney fillimisht mohoi çdo përfshirje, por më pas pranoi se kishte prerë foshnjën nga barku i vajzës. Ajo pretendoi se synimi i saj ishte të shpëtonte foshnjën dhe ta dorëzonte.




