E gjithë Britania flet për të, e kanë quajtur “nëna më e keqe” dhe me të drejtë! Sharon Goldie e la vetëm vajzën e saj të sëmurë 13-vjeçaren Robyn dhe shkoi me shoqërinë në pub edhe pse e bija i lutej për ndihmë.


“Kërkon vetëm vëmendje”, kishin qenë fjalët e 45-vjecares, që i ishte hakërryer vajzes kur ajo kishte dalë jashtë e i kishte kërkuar fqinjëve të thërrisnin ambulancën sepse nuk merrte dot frymë dhe kishte dhimbje të forta në trup.


Robyn kishte pësuar çarje të stomakut, por e ëma nuk e dinte dhe nuk ishte shqetësuar aspak për dhimbjet e saj, thjesht i jepte qetësues. Kur u kthye nga klubi, nuk shkoi të kontrollonte sesi ishte Robyn, por doli me një mik në verandë.


Ishte ai që shkoi ta shihte ç`po bënte 13-vjeçarja dhe e gjeti të vdekur në divan. Gruaja u deklarua fajtore përpara gjykatës përballë akuzave për keqtrajtim dhe neglizhim të fëmijës. Robyn kishte disa ditë me dhimbje dhe pa ushqim.