Një moment sa i rëndë po ashtu prekës është shënuar në Aleppo të Sirisë. Një grua siriane, e ndodhur nën rrënojat e tërmetit, ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Fatkeqësisht gruaja nuk ka arritur të mbijetojë por në rrjete sociale është publikuar momenti kur arrihet të shpëtohet fëmija i porsalindur.

Në videon e publikuar nga një gazetar në Twitter shihet momenti ku një burrë merr foshnjën e sapo ardhur në jetë dhe e dërgon për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Kujtojmë që deri më tani janë raportuar më shumë se 1,073 viktima dhe 2,461 të plagosur në Siri.