Britania i bën thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të heqë dorë nga kërcënimet dhe të ulet të bisedojë për paqe.

Zëdhënësi i Keir Starmer, tha se “investimi i qeverisë në mbrojtjes është i dukshëm për të gjithë”, duke shtuar se forcat e armatosura britanike janë gjithmonë të gatshme të mbrojnë vendin.

Më tej theksoi se vendet europiane po ashtu janë të bashkuara në mbështetje të Ukrainës dhe se NATO gjithashtu është e gatshme të përgjigjej ndaj çdo kërcënimi me unitet dhe forcë.

Një ditë më parë, Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia është e përgatitur për një përballje ushtarake nëse Evropa zgjedh rrugën e luftës. Në një deklaratë të fortë, Putin tha se vendet evropiane “nuk kanë më një agjendë paqësore” dhe se po mbështesin kërkesa në lidhje me konfliktin në Ukrainë të cilat Moska i konsideron të papranueshme.