Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli synon të bëhet “lider botëror” në luftën detare.

Gjatë vizitës në bazën detare të Ashdodit, ai theksoi rëndësinë në rritje të kontrollit dhe sigurisë në det. Netanyahu tha se Izraeli duhet të mbrojë vendin nga kërcënimet që mund të vijnë përmes detit.

Ai përmendi tensionet në Ngushticën e Hormuzit dhe përplasjet në zonën e Bab el-Mandeb si shembuj të rëndësisë strategjike të hapësirave detare.

“Ne do ta mbrojmë shtetin e Izraelit edhe nga deti. Armiqtë tanë duan të kërcënojnë dominimin tonë detar në Mesdhe, portet tona dhe trafikun detar”, tha Netanyahu, i cili e ka bërë sigurinë një temë qendrore të fushatës së tij zgjedhore të 27 tetorit.