Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është bërë sërish viral me një video të publikuar së fundmi.

Lideri izraelit iu përgjigj deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett në lidhje me moshën dhe shëndetin e tij, duke postuar një video nga palestra. Ai shfaqet duke u stërvitur, ndërsa i drejton një mesazh të rinjve, duke theksuar rëndësinë e ushtrimeve fizike dhe kujdesit shëndetësor.

Në të njëjtën kohë, Netanyahu zbuloi edhe zakonet e tij të të ngrënit pas stërvitjes, duke treguar se çfarë zgjedh të konsumojë pas stërvitjes.