Matteo Messina Denaro padyshim ka lënë gjurmë në botën e krimit në Itali, por jo vetëm.

Ai u arrestua sot nga policia gjatë një vizite në një klinikë mjekësore në qytetin e Palermos, ku sipas raportimeve ai merrte trajtim për kancerin.

Po kush është Denaro?

Sipas mediave të huaja, kreu i “Cosa Nostra-s” është përfshirë personalisht në 50 vrasje, ku mes tyre është edhe ekzekutimi i gjyqtarit Giovanni Falcone si dhe vrasja e një 12-vjeçari.

I lindur në botën e krimit italian, Denaro ndërtoi emrin e tij famëkeq kriminal përmes një serie vrasjesh dhe mizorish gjithnjë e më ekstreme. Ai ishte djali i mafiozit Francesco Messina Denaro dhe u ngjit shpejt në radhët e mafies siciliane, e njohur gjithashtu si Cosa Nostra, duke mësuar të përdorë një armë në moshën 14-vjeçare dhe duke kryer vrasjen e tij të parë në moshën 18-vjeçare.

Një prej viktimave të para të Denaros ishte pronari i një hoteli. Ky i fundit nuk pranoi lidhjen e mafiozit me një prej recepsionisteve të hotelit, duke rezultuar më pas në vrasjen e pronarit.

Në vitin 1993, pasi thuhet se ekzekutoi shefin rival, Vincenzo Milazzo, ai e ktheu vëmendjen te e dashura shtatzënë e kundërshtarit të tij, duke e mbytur për vdekje.

Ai gjithashtu besohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e 12-vjeçarit Giuseppe di Matteo. Mafia e rrëmbeu dhe e mbajti rob për dy vjet në përpjekje për të ndaluar të atin të dëshmonte. Fëmija i pafuqishëm përfundimisht u mbyt për vdekje dhe u hodh në një banjë me acid.

Kur shpërtheu një luftë e ashpër midis Cosa Nostra-s dhe shtetit për rregulla më të rrepta të burgjeve për gangsterët e dënuar, Denaro u shfaq si një nga ushtarët e saj më vdekjeprurës të vijës së parë.

Së pari, thuhet se ai ka mbajtur shënime për Giovanni Falcone, i cili u ekzekutua në një atentat me tritol në vitin 1992.

Krahas vrasësësit brutal Giovanni Brusca, i cili mburrej se ka kryer vetëm 200 vrasje, ai akuzohet se ka kryer një sërë bombardimesh në Firence, Milano dhe Romë.

Dhjetë u vranë dhe 93 u plagosën gjatë sulmeve në disa prej monumenteve më historike të Italisë – dhe Denaro u detyrua të fshihej.

Jeta nëntokësore nuk e pengoi perspektivën në rritje të Denaros. Pasi “bosi i bosëve” në fuqi, Leoluca Bagarella u arrestua si pasojë e bombardimeve, bosi i ri Bernardo Provenzano e mori nën krahun e tij duke iu referuar gjithnjë e më shumë si “nipi” i tij.

Pavarësisht se shpesh përshkruhet si ‘mohikani i fundit i mafies së vjetër’, Denaro është vlerësuar me sjelljen e sindikatës në ditët moderne. Duke bashkuar klanet e shpërndara historikisht rreth qytetit të Trapianit, ai vendosi lidhje të reja me kartelet e shfrenuara të kokainës në Kolumbi.

Ashtu si homologu i tij Pablo Escobar, ai e imagjinonte veten si një hero popullor për banorët e qytetit. “Ka njerëz këtu që dëshirojnë ta shohin Messina Denaro të emëruar kryebashkiak”.

Duke shmangur telefonat ose internetin, Denaro komunikonte kryesisht përmes shënimeve të shkruara me dorë të njohura si ‘pizzini’, duke lëvizur nga shtëpia në shtëpi përmes një rrjeti të madh ndjekësish besnikë.

Kur 43 vitet në arrati të Provenzanos përfunduan me arrestimin e tij në 2006, Denaro u përmend gjerësisht si pasardhësi i tij. Vdekja e Provenzanos në vitin 2016 , e ndjekur nga ajo e kumbarit me ndikim Toto Riina vitin e ardhshëm, çimentoi pozicionin e tij në krye të Cosa Nostra.