Aktivisti konservator Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në spital, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një vizite në kampusin e Utah Valley University. Kirk u qëllua me pulmb në qafë gjatë turneut të tij “Prove Me Wrong”.

Policia lokale dhe e kampusit konfirmuan se një person i dyshuar u arrestua menjëherë, me pamjet dramatike që u përhapën shpejt në rrjetet sociale. Në pamje, shihet pjesëmarrësi i dyshuar i shtrirë në tokë që autoritet e tërhqein zvarrë për ta arrestuar.

Edhe vetë presidenti Donald Trump me anë të një postimi në rrjetet sociale, konfirmoi se vdekjen e Kirk, duke shkruar i madhi, madje Charlie Kirk, ka ndërruar jet.

“I Madhi, madje Legjendari, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë. Askush nuk e kuptonte më mirë apo nuk kishte zemrën e të rinjve në Shtetet e Bashkuara si Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga TË GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, nuk është më mes nesh. Melania dhe unë dërgojmë ngushëllimet tona për bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Erika, dhe gjithë familjen. Charlie, të duam!”, tha Trump.