Donald Trump ka hartuar një listë me dhjetëra persona që ai dëshiron të falë, para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Në këtë listë të gjatë të presidentit ende në detyrë, së pari është vetë ai, pasuar nga fëmijët, bashkëpunëtorë të ngushtë dhe reperë.
Sipas mediave të huaja, Trump po konsideron falje për anëtarët e familjes: Ivanka Trump, Donald Trump Jr., Eric Trump, dhëndrin Jared Kushner, si dhe të dashurën e Don Jr, Kimberly Guilfoyle.
Gjithashtu mendohet se në listë janë edhe avokati i tij personal, Rudy Guliani, i cili foli para një turme të mërkurën, duke kërkuar “drejtësi me luftë”, pak para se një turmë të pushtonte Capitol.
Lista përfshin gjithashtu ndihmësit aktualë dhe ish-ndihmësit në Shtëpinë e Bardhë si shefi i shtabit Mark Meadows, ndihmësi personal John McEntee dhe këshilltari i lartë Stephen Miller, pretendohet se edhe dhe ish-avokati personal Albert Pirro. Në listën e Trump janë edhe reperët Lil Wayne dhe Kodak Black, njoftoi Bloomberg.