Një tjetër dhomë torturash është zbuluar në qytetin Pisky-Rad’kivs’ki në veri të Ukrainës, ku dyshohet se ushtarët rusë kanë keqtrajtuar në mënyrë mizore ukrainasit e zënë peng.

Autoritetet thanë se rusët kanë kryer veprime nga më çnjerëzoret, nga shkulja e dhëmbëve deri te varrosja për së gjalli, raporton Daily Mail.

Mes të tjerave, në këto bodrume u gjet dhe një kovë plastike e mbushur me dhjetëra dhëmbë dhe proteza prej ari, të cilat dyshohet se u janë hequr civilëve gjatë torturave. Zbulimi i dhomës së torturave është shembulli i fundit i ushtarëve ruse që kanë torturuar dhe ekzekutuar civilët në zonat e pushtuara të vendit, pas zbulimit të varreve masive në Bucha, Irpin dhe Izyum.

Në disa prej këtyre dhomave janë gjetur dhe trupa të cilët kanë duart e lidhura, e po ashtu kanë plagë të rënda në trup që janë dëshmi për këto tortura. Nga ana tjetër, në të tjerë qytete të sapo çliruar, janë gjetur dhe trupa të groposur, të cilët dyshohet se janë varrosur të gjallë.