Një operativ i mbrojtjes, i cili ka shërbyer si truprojë për njerëzit më të fuqishëm në planet, tregoi për eksperiencën e tij me yjet e botës

Ryan Barby, 35 vjeç, shërbeu në Afganistan përpara se  të bëhej një truprojë i famshëm dhe një luftëtar i MMA.

Në vitet e fundit ai ka mbështetur Shërbimin Sekret Amerikan gjatë vizitës së Joe Biden në Edinburg, si dhe ka ndihmuar në jubileun e Mbretëreshës Elizabeth dhe më vonë funeralin e saj.

Ai gjithashtu punon me persona të ashtuquajtur të listës-A në tapetin e kuq – por përvoja e tij më kaotike erdhi nga kujdesi për yjet e K-pop-it.

Hardman, i cili iu bashkua ushtrisë në moshën 16-vjeçare para se të shërbente shtatë vjet, tha për Daily Star: “Puna më e vështirë që kemi bërë deri tani, dhe që ka qenë një çmenduri, ishte një punë që bëmë për Yjet e K-pop”

“Kjo ishte literalisht më e vështira, njerëzit po çmendeshin për ta. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë,” tha ai.

“Ju kujdeseni për këdo në Mbretërinë e Bashkuar apo Amerikë apo çfarëdo tjetër, por sapo mbërritën në Kore për yjet e K-pop ishte një nivel krejt tjetër me fansat, ata ishin fanatikë”.