Një grabitje spektakolare ndodhi në Muzeun e Luvrit, në zemër të Parisit ku autorët vodhën brenda shtatë minutash bizhuteri nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenie. Mësohet se autorët nuk arritën të merrnin diamantin e famshëm “Régent”. Ky është diamanti më i madhi në koleksion, me peshë mbi 140 karat.

Ky diamant i veçantë quhet edhe “i mallkuar”, pasi ata që e kishin në zotërim nuk patën një fund të mirë. Vjedhjet në muzeun e Luvrit janë të rralla, falë masave të rrepta të sigurisë, por ato kanë ndodhur. Grabitja më e famshme është ajo e vitit 1911, ku u vodh kryevepra e Leonardo da Vinçit, Mona Lisa.

Poeti Guillaume Apollinaire dhe piktori Pablo Picasso u morën në pyetje nga policia. Megjithatë, autori doli një italian i cili donte që piktura të kthehej në Itali. Piktura u gjet tre vjet më vonë në Firence dhe u kthye në Paris. Në atë kohë, piktura nuk ishte aq e famshme sa është tani.

Gjithashtu në vitin 1983, disa armatura të shekullit të 16-të u zhdukën dhe nuk u rizbuluan deri në vitin 2011. Një pikturë e piktores së shekullit të 19-të, Camille Corot u vodh në vitin 1998. Piktura “Le Chemin de Sèvres. Vue de Paris” u hoq nga muri pa e parë askush. Vjedhja çoi në rritje të sigurisë ndërsa piktura ende nuk është gjetur.

Luvri është muzeu më i vizituar në botë, me 30,000 vizitorë në ditë, me numrin e tyre që arrin në 9 milionë deri në vitin 2024, 80% e të cilëve ishin turistë.