Një ish-besimtare mormone ka rrëfyer se si e kishte braktisur besimin e saj për t’u bërë pornostare pasi kishte kaluar 9 vjet e frustruar seksualisht. Addie Adams i ishte bashkuar kishës hormone kur ishte 17 vjeçe dhe deri në moshën 26-vjeçare nuk i ishte lejuar të kryente marrëdhënie seksuale.

Një udhëtim në Los Angeles, i ndryshoi jetën Adams. Vajza e re tentoi të bëhej aktore, por dështoi. Kështu ajo ra në kontakt për të bërë disa kalendarë me të brendshme dhe më pas i hyri industrisë së pornografisë.

Adams u përjashtua nga kisha, por thotë se familjarët e mbështesin në vendimin e saj.

"Prindërit dhe familja më mbështesin, edhe pse në fillim u tronditën kur u thashë çfarë bëja. Vëllai më tha se nuk do t’i shihte kurrë filmat e mi, por ai më tha se për sa kohë jam e lumtur me atë që bëj, është dakord dhe më mbështet", tha 30-vjeçarja.

[gallery ids="890261,890262,890263,890264,890265"]