Pak para se të kalojë viti 2022, rikthehemi pas në kohë për të parë disa nga ngjarjet më virale të vitit që po lëmë pas.

Shuplaka e Will Smith në mbrëmjen e çmimeve Oscar dhe bleta e Amber Heard gjatë gjyqit të Johnny Depp janë disa nga ngjarjet më të kërkuara në Google dhe të ri-tëeetuara në mediat sociale.

Shikoni më poshtë disa nga momentet më virale të vitit.

Will Smith godet me shuplakë Chris Rock

Në mars 2022 dhe gjatë natës së Oskarit, një shaka që komediani Chris Rock bëri në skenë për gruan e Will Smith, e nxorri nga vetja aktorin. Në mbrojtje të Jada Pinkett Smith, Will Smith doli në skenë dhe goditi Chris Rock. Është një nga shuplakat më të përfolura në historinë e shoë biz-it të huaj.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth dhe Twitter

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II shtatorin e kaluar, pas 70 vitesh në fron, u bë kryefjalë pothuajse në çdo media. Pas njoftimit të lajmit, Tëitter u vërshua me miliona postime. Të tjerë i dërguan ngushëllimet e tyre familjes mbretërore, të tjerë shfrytëzuan rastin për të shprehur neverinë e tyre për monarkinë e saj, ndërkohë që nuk kishin fund memet online që dolën në rrjetet sociale.

Gjyqi mes Amber Heard dhe Johnny Depp është një nga betejat e pakta ligjore që ka pushtuar Hollywood-in. Çdo minutë që kalonte në sallën e gjyqit, kamerat fokusoheshin tek dy aktorët dhe disa nga vërejtjet apo lëvizjet e tyre, bëheshin virale. Një moment i tillë ishte shprehja që bëri 36-vjeçarja Heard kur fliste për qenin e saj që ishte shkelur nga një bletë.

Njoftimi i shtatzënisë së Rihanna-s

Në fillim të vitit 2022, Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj me foto në rrjetet sociale. Duke pozuar përkrah partnerit dhe babait të fëmijës së saj në rrugët e Nju Jorkut, ajo tregon barkun e saj të fryrë. Fotot e yllit të popit e veshur me një xhaketë dhe barkun e hapur dhe ASAP Rocky, janë disa nga fotot që janë riprodhuar më shumë në mediat e huaja dhe jo vetëm.

Fustani i Marilyn Monroe që nuk i shkonte Kim Kardashian

Kim Kardashian donte të binte në sy në Met Gala të këtij viti dhe vendosi të vishte fustanin e Marilyn Monroe dhe për këtë u përfol në mënyra të ndryshme. Më shumë, megjithatë, u bë problem fakti që personazhi televiziv nuk i përshtatej fustanit dhe në fakt u publikua një video e acarimit të saj kur tentoi ta vishte.

Heidi Klum e shndërruar në… krimb

Heidi Klum ka fituar me meritë titullin, edhe pse joformalisht, të “Mbretëreshës së Halloween”. Edhe për një vit, ish-supermodelja zgjoi vëmendjen e të gjithëve, pasi doli e veshur si… krimb !

Celine Dion përlotet teksa tregon problemin e saj shëndetësor

Në një video në profilin e saj në Instagram, Celine Dion zbuloi se vuan nga një sëmundje e rrallë neurologjike, e cila e ka detyruar të anulojë turneun e saj të planifikuar. Këngëtarja e zjarrtë zbuloi se ajo u diagnostikua me Sindromën e Personit të ngurtë (SPS), e cila gradualisht shkakton ngurtësi muskulore. Ky lajm dhe rrëfimi i saj mallëngjyes do të mbeten padyshim në mendjet e fansave.