Nga një qytet fantazmë, “pa” banorë e automjete, Whan, vendi ku u shfaq fillimisht koronavirusi, duket se është rikthyer plotësisht në normalitet.
Ndërsa pjesa tjetër e botës po vuan nga rritja e infeksioneve, janë hapur shkollat e atraksionet turistike, ndërsa zyrtarët shprehen se tashëm qyteti është i sigurt.
Rastet lokale të transmetimit në Wuhan nuk janë raportuar që nga maji, ndërsa masat kufizuese të futura gjatë karantinës dy-mujore janë zbutur.
Por, megjithatë, aksesi në treg, nga i cili pretendohej se kishin origjinën rastet e para të infeksionit koronavirus, është ende i kufizuar.