Maxsym Lutsyk duket më i vjetër dhe më serioz, ndërsa bën më pak shaka, sesa bëntë para fillimit të luftës në Ukrainë.

 Në atë kohë, 19-vjeçari sapo kishte nisur vitin e parë në Univeristet, por u detyrua të linte në pritje shkollën, për të dalë vullnetar që të luftonte me Rusinë.

Javën e kaluar ai bëri një udhëtim të vështirë jashtë vijës së frontit të Dondasit, për të marrë furnizime për njësinë e tij duke përdorur rrugët dytësore për të shmangur zjarrin e artilerisë. Ai lëvizte vetëm natën, për të mos rënë në sy të armikut.

Për tre javë, Maxsym dhe shokët e tij kishin luftuar për të mbajtur kontrollin në qytetin Bakhmut, shumë afër zonës ku ëëhstë vendosur artileria rus. Gjatë kësaj kohe ata adoptuan dhe nj qen të vogël, që e gjetën në një ish-fabrikë të shkatëruar në qytetin tashmë të pushtuar nga rusët, Rubzhine.

“Ishte si ferr. Nuk kishte pozicione të mira për t’u mbrojtur. Ne kishim qenë në llogore, ndonjëherë strehimore nga koha sovjetike dhe një stacion zjarri.”

Njësia e tij ishte në shënjestër të zjarrit me tanke rreth 25 herë në ditë, thotë ai.

“Një nga miqtë e mi u vra atje dhe ndoshta 10 ose 15 djem u plagosën rëndë.”

Tani, vera është pothuajse mbi ta dhe toka e zezë pjellore e Ukrainës po shpërthen me jetë, luftimet më vdekjeprurëse janë në Donbas. Gjeneralët e Rusisë po mësojnë nga fitoret e armikut rreth Kievit, kryeqytetit, dhe Kharkiv, qytetit të dytë më të madh në vend.

Humbja në mars bëri që ushtria ruse të tërhiqej. Forcat e saj dhe fuqia e frikshme e zjarrit janë të përqendruara në një sektor të ngushtë të Ukrainës lindore. Tani ushtria e Putinit është afër largimit të forcave ukrainase dhe nga Luhansk, një nga dy rajonet që përbëjnë Donbasin. Tjetri, Donetsk, ku Ukraina ka një gjurmë më të madhe, po goditet rëndë nga artileria ruse.

Maxsym, një student i biologjisë, dhe shoku i tij i universitetit Dmytro Kisilenko, një 18-vjeçar që studion për ekonomi, ishin regjistruar për të luftuar menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e saj. Ndërsa prisnin përkrah të tjerëve si ata, në të ftohtin e ashpër, për t’u dërguar me autobus në qendrën e tyre të stërvitjes, ata dukeshin si djem të rinj në një festival ose një udhëtim kampingu, me përjashtim të kallashnikovëve të vjetër që sapo i kishin marë në duar.

Dëshmia e të rinjve 18 dhe 19-vjeçarë, plot ndjenjën e pamposhtur që kanë të rinjtë, ishte prekëse, dëshpëruese dhe alarmante për të shkuar në luftë në Evropë, ashtu siç kishin bërë gjatë viteve të zhytura në gjak të shekullit të 20-të. Ishte një shenjë e luftës së madhe që po vinte.

Në mars, Maxsym dhe Dmytro dhe të gjithë ukrainasit po përshtateshin, ashtu siç bëjnë qeniet njerëzore gjithmonë në luftë. Pas tronditjes së parë, jetët dhe rutinat e vjetra zbehen në një version të ri, gjithëpërfshirës të jetës reale.

Ata bënë një stërvitje të shkurtër në fillim të marsit, dhe më pas u dërguan në fron për të luftuar. Aty e kuptuan se gjërat nuk ishin më njësoj.

“Ne nuk mund të takojmë gratë, të dashurat, fëmijët tanë. Ne nuk mund të bëjmë punën tonë, siç bënim para pushtimit. Por të gjithë e kuptojnë se ne kemi një mision më të rëndësishëm tani. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë punë duke i rritur fëmijët tanë, gratë dhe të dashurat që do t’i puthim shumë herë, por pas luftës”- tregon Maxsym.

Jetët e tyre, të çdo ukrainasi, u kthyen përmbys, kur rusët pushtuan më 24 shkurt. Po ashtu  edhe jetët e të gjithë neve që nuk jemi ukrainas.

Pavarësisht përparimeve ruse, Maxsym ruan një vendosmëri të hekurt për të luftuar. Miku i tij Dmytro, i cili luftoi në betejën për Kievin, ndodhet në kryeqytet. Duke qenë se ata ishin studentë, shërbimi në Donbas nuk është i detyrueshëm.

“Për sa kohë që është e nevojshme të mbajmë vendin apo qytetin, ne jemi gati të ngrijmë në llogore, të humbasim dëgjimin. Jemi gati edhe të vdesim atje, por do të luftojmë aq kohë sa të duhet që e gjithë bota e qytetëruar të mundë Rusinë.”

Ai nuk është dakord me njerëzit që e quajnë veten aleatë të Ukrainës, të cilët thonë se duhet të shkëmbejnë territorin për një lloj akomodimi me Rusinë e Vladimir Putinit.

“Unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë për të bërë një marrëveshje me Putinin. Putini kupton vetëm gjuhën e plumbave, gjakut, krimeve të luftës dhe diçka tjetër. Është e pamundur të thuhet merre këtë pjesë të tokës dhe lufta do të përfundojë.”- shprehet ai.

“Po është shumë e vështirë të kuptosh që disa nga shokët e tu kanë vdekur në krahët e tu, është e vështirë të jetosh me këtë fakt… dhe kur u larguam nga Rubizhne ishte e vështirë për të kuptojmë se kemi humbur betejën për këtë fabrikë; për një nga qytetet kyçe të rajonit të Luhanskut”-vazhdon ai.

Në mars, Maxsym bënte shaka se nuk u kishte thënë prindërve të tij saktësisht se çfarë po bënte i veshur me uniformë.

“Tani prindërit e mi më kuptojnë 100%. Unë përpiqem t’i telefonoj sa herë që mundem. Mamaja ime dërgoi një uniformë për mua dhe vëllezërit e mi.”

 Babai i tij u përpoq të bashkohej me mbrojtjen territoriale në qytetin e lindjes së Maxsym, Sumy.

“Por ai është 65 vjeç dhe shumë i vjetër për të luftuar. Kështu që kur ata e refuzuan, ai më telefonoi dhe më tha “Maxsym, a mund të bëhem pjesë e njësisë suaj?”

“Ata më kuptojnë. Më mbështesin mendërisht dhe financiarisht.”

Donbasi është plot me shenja se ukrainasit presin të humbasin më shumë territor nga kjo ofensivë ruse. Linja të reja llogore janë hapur në pjesën e pasme. Kolona me traktorë të mëdhenj e të shtrenjtë po çohen drejt perëndimit. Armët e sofistikuara të rënda që u nevojiten për t’u përballur, madje edhe të pushtojnë fuqinë e zjarrit ruse, po mbërrijnë, por ende jo aq shpejt sa për t’i detyruar pushtuesit të kthehen.

Maxsym studenti është kthyer në një ushtar të vijës së parë, i angazhuar ai beson në misionin e jetës së tij.

“Ne po luftojmë për lirinë e të gjithë botës, të gjithë botës së qytetëruar dhe nëse dikush mendon se është një luftë ukrainas-ruse, nuk është. Është lufta e dritës dhe errësirës midis Rusisë dhe gjithë botës.”