Prezantuesja kryesore botërore e lajmeve Yalda Hakim ndodhet në Damask, ku vizitoi burgun famëkeq Sednaya.
Sipas Sky News, në këtë vend për vite me radhë janë bërë pretendime për tortura dhe ekzekutime masive nga regjimi i Bashar al-Assadit. Dhjetëra mijëra njerëz u mbajtën në atë që vendasit e quajtën “Thertorja e njerëzve”. Ashtu si shumë persona të tjerë, edhe Aishja Kiki ka qenë në kërkim të djalit të saj që u vra në burg.
“Pse djali im duhet të vdesë i torturuar në duart e tyre, pse? Ai vuajti shumë. Ai më thoshte se më mirë të vdisja sesa të torturohesha. Por ata e kapën dhe e torturuan deri në vdekje”- tregon ajo.
Erë e keqe e burgut ishte mbytëse, tregon gazetarja Hakim teksa hynte në një dhomë torture të papërshkueshme nga zëri, e pajisur me disa numra dhe të etiketuara me fjalët “gaz”, “nxehtësi” dhe “ajër i ftohtë”.
“Të arrestuarit, ata që u shprehën kundër regjimit, u torturuan, u goditën nga rryma, u sulmuan seksualisht dhe u varrosën të gjallë. Një ‘makinë dërrmuese’ është përdorur për të vrarë njerëzit dhe për të asgjësuar trupat e tyre”,”, tha ajo.