Autoritetet britanike kanë arrestuar një burrë 33-vjeçar pasi u denoncua nga një djalë i mitur për ngacmim seksual.

Ngjarja ka ndodhur ndërkohë që adoleshenti po rrinte ulur në një stol në park gjatë ditës.

33-vjeçari është afruar dhe ka filluar ta ngacmojë fillimisht duke prekur në kofshë e më pas në organe gjenitale mbi xhinse pa pëlqimin e të miturit.

Dje, policia konfirmoi se kishte arrestuar një 33-vjeçar me dyshimin për sulm seksual me prekje.

Ai mbetet në paraburgim në këtë kohë, në pritje të hetimeve të mëtejshme.