Ekuadori raporton rastin e parë të një njeriu të infektuar me gripin e shpendëve, disa javë pasi sëmundja e përhapur globalisht u zbulua në fermat e shpendëve në vendin e Amerikës së Jugut. Gripi ka prekur një vajzë të mitur 9- vjeçare në provincën e Bolivarit.
“Rasti i parë i gripit A-H5 ( gripi i shpendëve ) u konfirmua në një vajzë nëntë vjeçare në provincën e Bolivarit. Ne supozojmë se infeksioni është transmetuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me zogjtë që bartin virusin”, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë në zemër të Andeve.
Ekuadori shpalli një emergjencë shëndetësore 90-ditore më 30 nëntor pasi një shpërthim i gripit të shpendëve u zbulua në fermat e shpendëve në provincën Ande të Cotopaxi, në kufi me Bolivarin, shkruajnë mediat e huaja.
Ministria theksoi se deri më tani, nuk është raportuar asnjë rast tjetër njerëzor. Një shpërthim i gripit të shpendëve, një virus me përhapje të shpejtë në mesin e shpendëve, por që rrallë zbulohet te njerëzit, është zbuluar në shumë kontinente, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë asgjësimin e dhjetëra miliona pulave dhe gjelave në mbarë botën. Sektori i shpendëve në Ekuador përbëhet nga rreth 263 milionë pula dhe 16 milionë pula vezore. Çdo vit, ajo gjeneron rreth 1.8 miliardë dollarë, për 300,000 vende pune.