Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Alessandria të Italisë, ku një 23-vjeçar ka vrarë të atin, e më pas i ka vënë flakën vilës me kufomën brenda, për të zhdukur gjurmët.


Ngjarja ndodhinë periferi të Casale Monferrato, ndërsa në pranga ka rënë Guglielmo Beçuti.


Sipas mediave italiane, motivi i vrasjes nuk është ende i qartë, por fqinjët raportojnë se mes të riut dhe të atit ka pasur grindje të shpeshta.