Një aksident i tmerrshëm në një garë në Indonezi ka tronditur planetin. Instruktori i famshëm i fitnesit, Justin Vicky (33), vdiq pas një aksidenti horror që ndodhi kur ai u përpoq të ulej 210 kilogramë mbi supe.
E përditshmja britanike “Daily Mail” thekson se Vicky ishte një bodybuilder, dietologe dhe trajnere personale i cili kishte mbi 30 mijë “followers” në rrjetin social Instagram.
Ai u dërgua me urgjencë në një spital lokal me qafën e thyer dhe ngjeshje kritike të nervave vitalë të lidhur me zemrën dhe mushkëritë. Me gjithë përpjekjet më të mira të mjekëve, ai vdiq pas operacionit.
Fitness influencer Justyn Vicky, 33, is killed by a barbell while trying to squat 210kg in horror accident #210kg #accident https://t.co/zVjNWVTFYN
— WhatsNew2Day (@whatsn2day) July 21, 2023
Justini u përpoq të ngrihej me ngarkesën, ra dhe peshat ranë mbi të. “Viki ishte një person i mirë, i sjellshëm dhe i komunikueshëm. Ai gjithmonë ndante njohuritë e tij për palestrën dhe këshillonte miqtë e tij që të bënin kujdes dhe të mos mbivlerësonin aftësitë e tyre gjatë stërvitjes”, tha një nga miqtë e tij.