Vetëm disa ditë pasi influencuesja meksikane Valeria Marquez u qëllua për vdekje gjatë një Live në TikTok, një tjetër vajzë e njohur në rrjetet sociale, Maria Jose Estupinan Sanchez, apo “La Mona”, u qëllua gjithashtu për vdekje. Studentja 22-vjeçare është qëlluar jashtë shtëpisë së saj në Cucuta, Norte de Santander, në Kolumbi.
Vdekja e Maria Jose Estupinan ka një ngjashmëri të çuditshme me rrethanat që çuan në vdekjen e 23-vjeçares Valeria Marquez. Ngjashëm me mënyrën se si gruaja meksikane u qëllua për vdekje në vendin e saj të punës, një sallon bukurie, nga një burrë që thuhet se u paraqit si shpërndarës, vrasësi i dyshuar i influencueses kolumbiane ishte gjithashtu i veshur si një burrë që pretendonte se i ishte afruar asaj për të sjellë një dhuratë, sipas medias TuBarco Noticias.
Ndërkaq, asnjë i dyshuar nuk është gjetur akoma për vdekjen e 23-vjeçares Valeria Marquez që nga e enjtja, më 15 maj, sqaroi Zyra e Prokurorit të Shtetit të Jaliscos në një njoftim për shtyp dy ditë pas vrasjes, pas thashethemeve që qarkulluan në rrjetet sociale, duke pretenduar se kush mund të ketë qenë i përfshirë. Të gjitha videot dhe deklaratat në mediat sociale po analizohen dhe hetohen, shtuan zyrtarët.