Gjykata e Parisit ka shpallur fajtor ish-presidentin francez Nikolas Sarkozi, i akuzuar se ka marrë fonde nga Muamar Gadafi për financimin e fushatës së tij në vitin 2007.

Sarkozi akuzohet se ka marrë miliona euro nga diktatori libian Muamar Gadafi për financimin e paligjshëm të fushatës së tij elektorale në vitin 2007, që çoi dhe në shpalljen e tij si president.

Ai dyshohet se në vitin 2005, kur ishte ministër i Brendshëm i Francës, kishte arritur një marrëveshje me Gadafin për të marrë fonde për fushatën e tij në këmbim të mbështetjes për qeverinë libiane, e cila atëkohë ishte e izoluar ndërkombëtarisht.

Nga ana tjetër, Sarkozi u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës me dhjetëra miliona euro.

Ish-presidenti 70-vjeçar është në gjyq që nga janari me akuza për fshehje të keqpërdorimit të fondeve publike, korrupsion pasiv, financim të paligjshëm të fushatës dhe komplot kriminal.