Ghazi Hamad, një nga figurat më të larta drejtuese të Hamasit, u shfaq këtë të mërkurë në një intervistë të drejtpërdrejtë në rrjetin televiziv Al Jazeera, me bazë në Katar. Kjo është hera e parë që një drejtues i nivelit të lartë i lëvizjes islamiste palestineze shfaqet publikisht, pas sulmit izraelit në Doha më 9 shtator.
“Atë ditë nisëm të shqyrtonim propozimin amerikan për armëpushim në Gaza,” deklaroi Hamad, duke iu referuar një takimi të brendshëm të Hamasit që u bë shënjestër e Izraelit.
Sipas tij, forcat izraelite hedhën rreth 12 raketa brenda më pak se një minute mbi ndërtesën ku po zhvillohej mbledhja. Hamad e cilësoi sulmin si një “goditje të pabesë kundër nesh dhe kundër Katarit”. Sipas burimeve të afërta me Hamasin, Hamad ishte një nga gjashtë drejtuesit kryesorë që ndodheshin në takim në Doha në momentin e sulmit ajror.
Pjesëmarrës në takim ishin edhe Khalil al-Hayya, kryenegociator i Hamasit, Khaled Meshaal, ish-udhëheqës i lartë i lëvizjes, Zaher Jabarin, përgjegjës për Bregun Perëndimor, si dhe Basem Naim dhe Tahar al-Nounou, të dy anëtarë të zyrës politike.
Hamas konfirmoi se djali i Khalil al-Hayya u vra gjatë sulmit, megjithatë lëvizja më pas pretendoi se ai është ende gjallë, pa dhënë prova konkrete.