Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kirgistan, ku një grua ka groposur plot 43 mijë dollarë në një varrezë. Shkak për këtë është bërë premtimi i një fallxhoreje se do të hapte një “çakra parash” në mënyrë që biznesi i saj të ecte sa më mirë në mënyrë që t’i sillte më shumë të ardhura.

Kartëmonedhat dyshohet se u zhdukën pasi ajo u largua nga varrezat. Pas përpjekjes së tretë, gruaja dyshoi dhe shkoi në polici. Fallxhoreja u gjet dhe u ndalua shpejt nga Policia. Rikujtojmë, se një grua 53-vjeçare në Sidnej, Australi është arrestuar pasi dyshohet se ka mashtruar dhjetëra gra vietnameze, duke përfituar rreth 40 milionë euro. Ajo hiqej si fallxhore dhe i bindte të merrnin kredi të mëdha, ndërsa u premtonte se në të ardhmen do martoheshin me “miliarder”.

Bashkë me të u arrestua edhe vajza e saj 25-vjeçare, e cila paraqitej si mësuese feng-shui. 53-vjeçarja akuzohet për 39 vepra penale, përfshirë drejtimin e një organizate kriminale dhe mashtrim financiar, ndërsa vajza për 7 akuza, si administrim të të ardhurave nga krimi.