Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi bëri bahskë liderët botërorë, të cilët dërguan mesazhe ngushëllimi.

Mes tyre nuk mund të mungonte dhe Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka dërguar një mesazh  në Telegram për vdekjen e ish-kryeministrit italian, duke e kujtuar atë si një mik të dashur e të vërtetë. 

“E admirova sinqerisht mençurinë dhe aftësinë e tij për të marrë vendime largpamëse”, thuhet në tekstin e mesazhit të lëshuar nga Kremlini.

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë.