Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se operacionet ushtarake kundër Iran po zhvillohen me sukses dhe se deri tani është shënuar një “përparim i jashtëzakonshëm”.
Gjatë një fjalimi në Florida, në kuadër të samitit të sigurisë “Mburoja e Amerikave”, Trump theksoi se veprimet ushtarake po ecin sipas planit të parashikuar dhe se administrata e tij është e kënaqur me ecurinë e operacioneve.
Samiti i sigurisë mblodhi liderë konservatorë nga vende të ndryshme të kontinentit amerikan, të cilët diskutuan mbi sfidat e sigurisë, bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare.
