Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump është i vetmi që mund t’i japë fund luftës mes Izraelit dhe Iranit. Sipas Araghchi, një telefonatë nga Trump mund t’i japë fund sulmeve të Izraelit ndaj Iranit.

“Kjo është e vetmja gjë që mund ta ndalojë Netanyahun dhe të hapë rrugën për diplomaci,”- shkroi ai në një postim në rrjetin social “X”.

Më tej, ai theksoi gjithashtu se nuk është i sigurt nëse Trump është vërtet serioz dhe i interesuar për t’i dhënë fund luftës.