Përmes një analize të rezultateve të indeksit mesatar të inteligjencës dhe prodhimit shkencor, Indeksi i Inteligjencës nxori në pah vendet me njerëzit më inteligjentë në Botë, Evropë apo në fushën akademike.

Sipas një studimi nga Trading Platforms, treguesit më të fundit të disponueshëm të OECD-së (Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) për performancën në shkencë, matematikë dhe lexim (PISA), të kombinuara me normat e publikimeve shkencore dhe koeficientin mesatar të inteligjencës (IQ), lejojnë klasifikimin e vendeve më të zgjuara në botë.

Shqipëria nuk figuron në 10-shen më të mirë në Botë, që kryesohet nga Tajvani dhe Hong Kongu dhe në fakt kryesohet nga vende aziatike në 6 të parat dhe me një rënie prej 0,52 pikësh në krahasim me rezultatet e fundit nga viti i kaluar.

Lista e 10 vendeve më të zgjuara në botë:

  • -Tajvani: 107.10
  • -Hong Kong: 107.06
  • -Koreja e Jugut: 106.43
  • -Japonia: 106.40
  • -Singapori: 105.14
  • -Mongolia: 102.86
  • -Australia: 102.57
  • -Spanjë: 102.30
  • -Zelanda e Re: 102.08
  • -Sllovenia: 101.96

Kurse në vendet më të zgjuara në Evropë, Spanja është në krye, me një IQ mesatare prej 102.3, duke lënë pas vende si Franca (101.4), Gjermania (100.9) dhe Italia (100.8). Shqipëria renditet shumë poshtë, me pak më shumë se 82 pikë dhe në vendin e 104-t.

Indeksi i Inteligjencës së Kombeve, sipas studimit, merr në konsideratë tre variabla:

  • -Indeksi i IQ-së së popullsisë
  • -Rezultatet e PISA 2022 (nxënës 15-vjeçarë)
  • -Numri i botimeve shkencore për milion banorë

Cili vend ka studentët më të zgjuar?

Për sa i përket performancës së nxënësve 15-vjeçarë, Estonia është në krye të Evropës me 516 pikë në testet PISA të vitit 2022, një performancë që konsiderohet jashtëzakonisht e lartë edhe në nivel global.

Siç thotë Martin Tunchev, një analist në Trading Platforms: “Një IQ mesatare e lartë zakonisht çon në performancë më të mirë arsimore, e cila nga ana tjetër rrit prodhimin shkencor dhe inovacionin. Shtetet aziatike si Singapori, Tajvani, Japonia dhe Koreja e Jugut janë shembuj të këtij cikli të virtytshëm, ndërsa vendet më të vogla evropiane si Finlanda, Estonia dhe Zvicra tregojnë se si investimi i synuar në arsim mund të rrisë nivelin njohës të popullsisë”.