Në gjysmën e parë të vitit 2020, hendeku midis super të pasurve dhe pjesës tjetër u rrit gjithnjë e më shumë, pasi miliarderët e teknologjisë si Jeff Bezos dhe Elon Musk panë çmimet e aksioneve të tyre që rriteshin gjatë izolimit.


Por, ndërsa emrat e super të pasurve amerikanë dihen, 5 miliarderët britanike nuk janë zbuluar më parë. Sipas mediave britanike, Sir James Dyson ka përfituar qartë nga muajt e karantinës. Raportohet se pasuria e tij familjare është rritur nga 3.6 miliardë në 16.2 miliardë paund këtë vit.


Vëllezërit Hinduja, Srichand dhe Gopichand, kanë pasur një rënie të madhe këtë periudhë. Ata kanë humbur 6 miliardë paund gjatë vitit të shkuar.


David dhe Simon Reuben, të cilët kanë kaluar pjesën më të madhe të vitit 2020 duke u përpjekur të negociojnë një pjesë të Newcastle United, filluan si tregtarë të metaleve në veri të Londrës.


Që nga ajo kohë ata kanë investuar në prona dhe kompani të teknologjisë dhe kanë ndërtuar një pasuri prej 16 miliardë paund. Mirëpo, teksa po thyenin rekorde, karantina shkaktoi një dëm serioz në bilancin e tyre.


Leonard Blavatnik ka pasur një 2020 shumë të mirë. Pavarësisht nga zhgënjimi për Dazn, shërbimi i tij “Netflix of sport”, i transmetuar pasi pothuajse çdo ngjarje sportive u anulua ose u shty për shkak të koronavirusit, arriti rekord. Manjati i medias ka arritur të rrisë vlerën e tij neto me rreth 1.4 miliardë paund këtë vit.


I pesti në këtë listë është, Jim Ratcliffe. Ai ka pasur një vit të trazuar, pasi kompaninë e tij e energjisë “Petroineos” aplikoi për kredi qeveritare që kapi shumën prej rreth 500 milionë paund.