Çdo pyetje që i bëjmë ChatGPT “përpin” ujë, një burim jetik që përdoret për ftohjen e serverëve gjigantë që mbajnë gjallë këtë teknologji.

Një studim i University of California, Riverside ka treguar se një seancë me 5 deri në 50 pyetje mund të konsumojë deri në 0.5 litra ujë.

Kjo për shkak të ftohjes së qendrave të të dhënave, ku temperaturat janë të larta dhe kërkohet ujë i freskët për të ruajtur funksionimin normal të pajisjeve.

Sam Altman, CEO i OpenAi, ka dhënë një shifër më të vogël; çdo pyetje e vetme konsumon rreth 0.3 ml ujë, sa një e pesëmbëdhjeta e një luge çaji.