Donald Trump i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit, teksa ironizoi mundësinë e tërheqjes nga detyra.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se nuk ka ndërmend të largohet pas përfundimit të mandatit, por do qëndrojë edhe pas 8 ose9 vite të tjera. Komentet e tij erdhën pas një uljeje të taksave të miratuar nga administrata amerikane, që u lejon bizneseve të përfitojnë zbritje të ndjeshme për shpenzimet në impiante të reja, pajisje dhe investime kapitale gjatë vitit të parë.
“Në këtë mënyrë, kur të largohem nga posti, le të themi pas tetë ose nëntë vjetësh, do të mund të përfitoj edhe vetë nga kjo masë”, u shpreh Trump duke iu referuar uljes së taksave.
Presidenti amerikan Donald Trump do të mbushë 80 vjeç më 14 qershor. Zgjedhja e tij për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë erdhi pas fundit të papritur të fushatës së kundërshtarit të tij Joe Biden, që u lidh me çështjet e moshës dhe gjendjes fizike të demokratit për të ushtruar detyrën. Biden synonte të merrte një mandat të dytë, të cilin do ta kishte nisur që ishte 82 vjeç.
“Unë vetë kam bërë tre teste gjatë detyrës, dhe i kam kaluar të gjitha me sukses, një gjatë administratës së parë, dy tani. Si mendoni se do të ishte përballur Biden me to? Unë them se ndoshta, nuk do t’i ishte përgjigjur dot as pyetjes së parë”, shprehet Trump.
Kujtojmë se ligji amerikan nuk e lejon një presdient të kandidojë për një mandat të tretë dhe për këtë, më herët Trump ka ngritur idenë për ndryshimin e Amendamentit të Kushtetutës.
