Kryetarja e Nuuk, Avaaraq Olsen kryeqytetit të Greonlandës është një ndër zyrtaret e para të vendit që ka reaguar në lidhje me pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump për aneksimi ne ishullit.

Në një intervistë, ajo u shpreh se i trembet ditës kur anijet luftarake amerikane do mbërrijnë në brigjet e ishullit, e sipas saj, të njëjtën frikë ndajnë dhe qytetarët. Më tej ajo kritikoi dhe shtet europiane, e veçanërisht Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar pasi po bëjnë deklarata dhe plane për Greonlandën pas folur me asnjë përfaqësues të vendit.

Kritikat vijnë pas publikimti të planit të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i cili po kërkon të koordinojë një ushtri me eksponentë të NATO-s, për mbrojtjen e Greonlandës.

“Danimarka dhe shtete të tjera bëjnë plane dhe njoftime për Groenlandën, por flasin për ne pa ne. Pra, nëse Keir Starmer dëshiron të planifikojë krijimin e një ushtrie për mbrojtjen e vendit tonë, ai duhet patjetër të përfshijë banorët e Greonlandës. Gjithmonë ka një ndjesi qetësuese kur dëgjon oqeanin. Isha në këmbë dhe po errësohej dhe pastaj erdhi një varkë, ishte errësirë ​​dhe nuk kishte drita të ndezura. Dhe papritmas po pyesja veten, a do të vijnë ata (SHBA-të) pa dritë? Dhe edhe pse unë kam qenë ajo që u kam thënë të gjithëve të qëndrojnë të qetë, e kuptoj që njerëzit kanë frikë.”- tha ajo.

Ajo pretendoi se njerëzit janë shqetësuar për shkak të “lajmeve të rreme” të përhapura drejtpërdrejt nga Trump dhe ekipi i tij kryesor, i udhëhequr nga djali i tij Donald Jnr, i cili vizitoi Nuuk janarin e kaluar.

 “Do t’i thoja Donald Trumpit se nuk e dua këtu. Unë me të vërtetë mendoj se ata duhet të ndalojnë së gënjyeri për Greonlandën. Rasti konkreti ishte kur tha se kemi anije ruse dhe kineze që rrethojnë Greonlandën. Kjo lloj deklarate shtetërore po dëmton njerëzit në Greonlandë. Vërtet gënjeshtrat duhet të ndalen.”- tha ajo.

Olsen tha se të moshuarit ishin traumatizuar nga frika e anijeve armiqësore, pasi ata supozonin se kur një drejtues shteti i fuqishëm bënte një deklaratë, ajo do të ishte e vërtetë. Kur Trump Jnr dhe aleati i tij kryesor Charlie Kirk vizituan Nuuk janarin e kaluar, Olsen pretendoi se shpërtheu një tjetër raund lajmesh të rreme.

 “Ishte një cirk, ose ndoshta një shfaqje e ndyrë.”– tha ajo.

Kërcënimi ekzistencial ndaj Greonlandës i ka tronditur njerëzit e saj në një mënyrë të ngjashme me krizën e koronavirusit, sipas Olsen.

“Mbaj mend kur Covid-19 u shfaq për herë të parë, më dukej surreale, sikur të ishim në një film. Pikërisht kështu ndihemi tani. Është shumë e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë më pas. Njerëzit kanë këto ndjenja frike, por unë gjithashtu shoh njerëz që përpiqen të jetojnë jetën e tyre të përditshme. Kur kemi kohën më të vështirë në Greonlandë, qeshim. Kështu që mendoj se ka shumë të qeshura, edhe pse është e frikshme.”– tha ajo.

Olsen tha se njerëzit e Greonlandës nuk duan të jenë amerikanë apo danezë, ata duan të jenë të lirë.

Ajo tha se familjet tashmë mezi presin ditën kur të mund të kthehen në normalitet.

“Shpresojmë që një samit me udhëheqësit politikë të Greonlandës, Danimarkës dhe Amerikës javën e ardhshme do të ofrojë një shkëndijë të papritur shprese. Çfarëdo që të dalë, mund të na japë një ide se si do të zhvillohet kjo ngjarje nga këtu e tutje, sepse tani për tani është shumë e vështirë të imagjinohet. Çdo gjë ndryshon nga dita në ditë.”– tha ajoo.

Më 11 janar u zbulua se lideri britanik Keir Starmer po ndërmjetësonte bisedime me aleatët e NATO-s për forcimin e pranisë ushtarake të perëndimit në Arktik për të shmangur kërcënimin e Trump për të marrë Greonlandën. “Downing Street” tha se kryeministri e mori agresionin në rritje rus në rajon “jashtëzakonisht seriozisht”.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, u tha gazetarëve se BE-ja po “përshpejton punën tonë” në Greonlandë si pjesë e përpjekjeve për të rritur “sigurinë në Arktik”.