Një moment aspak i këndshëm u krijua së fundi në Shtëpinë e Bardhë gjatë një konference për shtyp të zëdhënëses, Karoline Leavitt. Kjo è fundit u përplas verbalisht me një gazetar që, sipas saj, bëri një pyetje “të njëanshme”.
Gjatë bisedës me mediat, Leavitt i dha fjalën gazetar britanik, Niall Stanage, i cili u ndal te vrasja e Renee Nicole Good, 37 vjecarja që u qëllua për vdekje nga një agjent i agjencisë së emigracionit, ICE. Gazetari tha se vrasja e Renee dukej “e pamenduar dhe e pabazë”, por kjo mënyrë të shprehuri nga ana e tij e shqetësoi dukshëm zëdhënësen e presidentit Trump.
“Pse mendoni se ishte e pamenduar dhe e pabazë?”, e pyeti Leavitt. Gazetari iu përgjigj shpejt: “sepse agjenti i ICE-së veproi pa menduar dhe e vrau gruan menjëherë”. Kaq mjaftoi që Leavitt të reagonte ashpër duke e quajtur reporterin “një sharlatan të majtë.
“Ju nuk jeni gazetar. Thjesht prezantoheni si gazetar në këtë dhomë dhe kjo shihet qartë nga tendenca e pyetjes suaj. Ju dhe njerëzit e medias që keni këtë lloj njëanshmërie, por pretendoni se jeni gazetarë, nuk duhet të ishit fare këtu”, u shpreh Leavitt.
Leavitt shtoi se gazetari po sillet si aktivist i majtë, duke sulmuar mediat që sipas saj kanë një pikëpamje të shtrembëruar dhe njëanshme. Renee Nicole Goodman, u qëllua për vdekje më 7 janar 2026 nga një agjent i ICE, ngjarje kjo që shkaktoi shkaktoi protesta dhe debate të forta kombëtare mbi përdorimin e forcës nga ana e agjencive federale. Familja e gruas ka kërkuar hetim të plotë dhe drejtësi për vdekjen e saj.
“Nuk duhet të ishit fare këtu”/ Vrasja në SHBA, zëdhënësja e Trump SHERR me gazetarin: Je një sharlatan
Një moment aspak i këndshëm u krijua së fundi në Shtëpinë e Bardhë gjatë një konference për shtyp të…
