Është publikuar imazhi i parë i Hillary Clinton nga dëshmia me dyer të mbyllura para House Oversight Committee në Kongresin Amerikan, në kuadër të hetimeve që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein.

Fotografia është shpërndarë në rrjetet sociale nga komentatori konservator Benny Johnson, i cili në platformën X ka shkruar: “Imazhi i parë i Hillary Clinton duke dëshmuar për Jeffrey Epstein para Komitetit Mbikëqyrës Republikan. Kjo është hera e parë që Hillary është dashur t’u përgjigjet pyetjeve të vërteta në lidhje me Epstein. Clinton nuk duket e lumtur”.

Dëshmia e Clinton po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe lidhet me hetimin e Kongresit mbi rrethanat dhe lidhjet që kanë dalë në pah pas publikimit të dokumenteve të reja për rastin Epstein. Deri më tani, nuk ka detaje zyrtare mbi përmbajtjen e dëshmisë.