Valixhja me paratë e gjetura në shtëpinë e ish-nënkryetares së Parlamentit Europian, Eva Kaili nuk ka asnjë lidhje me deklaratat që ajo kishte bërë për Katarin.

Për median greke ANT1, foli sot avokati i saj, i cili thotë se ajo nuk figuron në dosje të ketë asnjë lidhje me paratë e gjetura , përveç faktit se ka jetuar në banesën sku janë gjetur.

Monitorimi disa mujor nuk tregon pjesëmarrje në diskutime të dënueshme”, tha avokati, duke sqaruar se paratë e sekuestruara nga autoritetet i përkasin një personi jashtë familjes, të cilit bashkëshorti i eurodeputetes synonte t’ia kalonte.

Ai shpiegoi se kur Eva Kaili i vuri re paratë, e pyeti bashkëshortin se çfarë ishin dhe nuk mori një përgjigje bindëse. Në atë moment babi i saj i mori për t’ia çuar pronarit të vërtetë, por policia e kapi.

Burri i saj konfirmon atë që thotë zonja Kaili për paratë. Kur i ka parë dhe nuk ka marrë një përgjigje bindëse për origjinën e tyre, ka kërkuar menjëherë që paratë të dalin nga shtëpia. Babai i saj mori përsipër transportuesin, sepse nuk kishte njeri tjetër”, sqaroi avokati.