
“Nuk e keni parë”?
Kështu është shprehur fituesja e Kupës së Botës për femra në Spanjë, Jenni Hermoso teksa ka treguar nga një telefon foto të puthjes që trajneri Luis Rubiales i dha asaj.
Duket pak e çudithsme, por ndërkohë që e tregonte këtë foto me të qeshur dhe humor, pak ditë më vonë ajo e denoncoi si një ‘akt seksist’ që e kishte kapur në befasi.
Nga ana tjetër pritet që pamjet e 33-vjeçarit në autobusin e skuadrës teksa lojtarët përgatiteshin të largoheshin nga stadiumi në Sidnej pritet të shndërrohen në ‘dinamit’ për Rubiales, ndërkohë që ai duhet të bëhet gati për të patur një mbrojtje të fortë kundrejtë kësaj akuze.
Hermoso u filmua duke qeshur me zë të lartë teksa shfaqte në telefonin e saj momente nga puthja.
Por nuk ka mbetur me kaq! Një grua tjetër në autobusin e ekipit u dëgjua të thoshte duke qeshur: ‘Ashtu si Iker dhe Sara’ ndërsa Jenni vazhdoi të tregonte telefonin e saj.
Nga ana tjetër vetë Jenni Hermoso, është thirrur nga prokurorët e shtetit për të nisur një ndjekje penale ndaj Rubiales për veprimin e kryer nga ana e tij.

