Përveç 9 muajve të shtatzënisë, momenti më i rëndësishëm dhe i paharrueshëm për një grua, është sjellja në jetë e një fëmije.
Por fatkeqësisht, për 34-vjeçaren Laura Ward nuk është e mundur që ta ketë këtë kujtim. Historia e saj është sa e pazakontë, por aq edhe e trishtë dhe mbi të gjitha pasojë e Covid-19.
Në korrik 2021, ajo ishte 30 javë shtatzënë me fëmijën e dytë dhe punonte si asistente mësimdhënëse, kur rezultoi pozitive me Covid.
Virusi i shkaktoi komplikacione në frymëmarrje dhe, për këtë arsye asaj iu desh të shtrohej në spital. Vogëlushja e saj lindi nëntë javë para kohe më 13 gusht, me peshë 3 kg e 7g. Por gjendja e 34-vjeçares në këtë moment u rëndua dhe ajo ra në koma.
Kur ajo u zgjua, në muajin tetor, ajo nuk mbante mend asgjë për shtatzaninsë e saj, e aq më shumë për lidhjen e vajzës së saj.
“Ishte e hidhur ta mbaja për herë të parë, pasi isha ende e dobët dhe nuk mund ta përqafoja siç duhet apo ta ushqeja.”- ka treguar ajo për momentin e parë kur takoi të bijën.
Me kalimi ne kohës asaj i erdhën kujtimet për shtatzaninë, por ama jo momenti i lindjes së foshnjës. Ajo arriti t’i kthehej jetës pas rikuperimit, edhe pse iu desh shumë punë pasi duhet të mësonte ta bënte gjithçka nga e para, pasi muskujt e saj kishin rënë në “gjumë”.