Një grua 92-vjeçare indiane shkoi në shkollë për herë të parë gjashtë muaj më parë dhe më në fund arriti të lexojë dhe të shkruajë, duke u bërë frymëzim për gratë e tjera në fshatin e saj.
Salima Khan lindi në vitin 1931 dhe u martua në moshën 14-vjeçare, dy vite para pavarësisë së Indisë në 1947.
Ajo gjithmonë ëndërronte të ishte në gjendje të lexonte dhe të shkruante, por kur ishte fëmijë, në fshatin e saj nuk kishte shkollë.
Gjashtë muaj më parë, e shoqëruar rrugës për në shkollë nga gruaja e nipit të saj në Bhulansar, në shtetin Uttar Pradesh, ajo më në fund filloi mësimet përkrah studentëve të paktën 8 dekada më të rinj se ajo.
Historia e Khan mori vëmendjen pasi një video u publikua në rrjetet sociale në të cilën ajo numëronte nga 1 në 100.
“Nipat e mi më mashtruan për t’u dhënë më shumë para sepse nuk dija të numëroja. Këto ditë kanë mbaruar” tha ajo për gazetën Times of India.
Pasi ajo u regjistrua në shkollë, 25 gra në fshatin e saj, duke përfshirë dy nuset e saj, gjithashtu filluan të ndiqnin mësimet e shkrim-leximit, sipas Sharma.