Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duket se nuk shkoi në SHBA vetëm për të takuar Donald Trump dhe liderët e tjerë botërorë. Ai i dorëzoi sot një letër homologut amerikan, megjithatë ajo nuk ishte për Trump por për bashkëshorten e tij, Melania Trump.
“Nuk është për ju, është për gruan tuaj,” i tha Trump-it, mes të qeshurave të të dyve, ndërsa shtoi se letra në fakt ishte shkruar nga gruaja e tij, Olena Zelenska.
Më tej, Zelensky falenderoi Trump për ftesën dhe për përpjekjet e tij personale për të ndalur luftën. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, për letrën që i ka dërguar Vladimir Putinit lidhur me fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga Rusia.



