Anthony Fauci, ish-drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe figura kryesore e reagimit të SHBA-së ndaj pandemisë së COVID-19, është shpallur fajtor për shpërfillje të Kongresit nga Komiteti i Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare.

Vendimi u mor pasi Fauci, gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar javën e kaluar, dyshohet se iu referua në mënyrë të përsëritur Amendamentit të Pestë të Kushtetutës së SHBA-së, duke refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve që lidhen me rolin e tij gjatë pandemisë.

Sipas raportimeve, në deklaratën e tij hyrëse Fauci argumentoi se kishte zgjedhur të ushtronte të drejtën për të heshtur, pasi besonte se dëshmia e tij mund të përdorej nga republikanët për ta ndjekur penalisht.

Mocioni për ta shpallur atë fajtor për shpërfillje të Kongresit u miratua me tetë vota pro dhe shtatë kundër. Si pasojë e këtij vendimi, Fauci tashmë përballet me një hetim penal.