Të tjera pamje janë publikuar para se të vritej George Floyd nga oficeri Derek Chauvin. Në video shihet se si Floyd u lutet oficerëve gjatë arrestimit të tij, duke u thënë: “Nuk jam djalë i keq. Ju lutem mos më qëlloni … Unë sapo kam humbur nënën time”.
Floyd i prangosur vazhdon t’u përgjërohet oficerëve, duke iu thënë se nuk po u rezistonte dot më dhe se do të bënte gjithçka ata të thoshin.
Më pas videoja tregon oficerin e policisë Derek Chauvin që i vendos gjurin në qafën e Floyd për më shumë se 9 minuta, duke i marrë jetën. Chauvin, 45-vjeç, që nga ajo kohë është pushuar nga detyra, por mohon akuzat për vrasje.
Avokatët mbrojtëse të ish-oficerit thonë se do të provojnë që Floyd vdiq nga mbidoza dhe shëndeti i dobët dhe se forca e policisë ishte e arsyeshme për t’u përdorur.