Tensionet mes SHBA-ve dhe Evropës janë shtuar edhe më tej, ndërsa Groenlanda vijon të jetë në qendër të përplasjeve diplomatike. Në këtë klimë, presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër Norvegjisë, ku shprehet se nuk është më i interesuar për paqe.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre bëri të ditur se letra erdhi si përgjigje ndaj një kërkese për zhvillimin e një telefonate me presidentin amerikan. Duke dhënë më shumë detaje mbi mesazhin e pazakontë të Trumpit, Støre tha se letra mbërriti menjëherë pasi ai dhe presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, i kishin dërguar një letër të përbashkët Uashingtonit, ku kundërshtonin tarifat e propozuara ndaj disa vendeve evropiane.
“Shtuam theksin te nevoja për uljen e tensioneve në shkëmbimin e deklaratave dhe kërkuam një telefonatë mes Trumpit, Stubb dhe meje gjatë ditës”, u shpreh kryeministri norvegjez.
