Stein-Erik Soelberg, 56 vjeç, që dikur kishte një karrierë të suksesshme në kompani si Netscape dhe Yahoo, vrau në gusht nënën e tij 83-vjeçare dhe më pas vrau veten në shtëpinë e tyre pranë Nju-Jorkut.
Pas divorcit në vitin 2018 ai u kthye të jetonte me nënën, u dha pas alkoolit dhe filloi të besonte se “po e përgjonin”.
Miqtë dhe të afërmit e braktisën, por ai gjeti “shoqëri” te ChatGPT, të cilin e quante “Bobby Zenith”.
Në rrjetet e tij sociale janë ende aktive dhjetëra video dhe biseda, ku inteligjenca artificiale i ushqente paranojën.
Policia zbuloi trupat më 5 gusht. OpenAI po bashkëpunon tani me hetuesit. Psikiatër të cituar nga Wall Street Journal thonë se Inteligjenca Artificiale mund të ushqejë psikozën tek individë të brishtë./DW