“Ne jemi partnerë dhe aleatë, jo vasalë”, tha kancelari Friedrich Merz dhe bëri thirrje për më shumë vetëbesim ndaj SHBA-së.
Megjithatë, ai vuri në dukje në të njëjtën kohë se Evropa duhet të mësojë “gjuhën e pushtetit politik”, duke theksuar unitetin, autonominë dhe zhvillimin ekonomik si parimet më të rëndësishme për të ardhmen e kontinentit. Sipas tij, evropianët duhet të jenë në gjendje t’i zbatojmë idetë e tyre, qoftë edhe pjesërisht, vetëm nëse vetë mësojnë gjuhën e pushtetit politik, nëse vetë bëhen një fuqi evropiane.
“Një botë e re dhe e mëdha po lind. Një erë e fortë po fryn në të gjithë botën. Ne mund të jemi një fuqi pikërisht për shkak të vlerave tona. Evropa ka qenë një forcë e rëndësishme politike në dekadat e fundit, kur këmbënguli në sundimin e ligjit si bazë të marrëdhënieve midis shteteve dhe popujve. Ne duam t’i ruajmë të gjitha këto dhe t’i mbrojmë ato në të ardhmen. Gjermania nuk dëshiron të jetë politikisht e nënshtruar ndaj SHBA-së, si demokraci, ne jemi partnerë dhe aleatë, jo vasalë. Dora e bashkëpunimit me SHBA-në do të mbetet megjithatë e shtrirë dhe ky duhet të jetë udhëzuesi ynë”, tha Kancelari.
Mw tej Merz e përshkroi si një “sukses evropian” tërheqjen e kërcënimeve të presidentit amerikan për të vendosur tarifa shtesë për produktet nga vendet që dërguan ushtarë në Grenlandë.
“Kushdo në botë që beson se mund të përdorë tarifat kundër Evropës si një mjet politik duhet ta dijë se ne jemi të gatshëm dhe të aftë të mbrojmë veten”, paralajmëroi Kancelari.
Duke iu referuar perspektivës së Evropës, Merz paraqiti tre parime “kritike”: unitetin e shteteve evropiane, reduktimin e varësive nga siguria, duke përfshirë infrastrukturën dixhitale, dhe rritjen ekonomike si një “forcë për formësimin e politikës globale”. Hendeku i rritjes midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara ose Kinës është zgjeruar për ca kohë , vuri në dukje kancelari, dhe theksoi se forcimi i ekonomisë është thelbësor për të ruajtur avantazhin konkurrues të Evropës.




