Një 35-vjeçar pohon se mendimi i thjeshtë për të ngrënë fruta, perime, vezë ose mish është i mjaftueshëm për ta sëmurur atë. Thomas Sheridan nga Britania e Madhe mbështetet në një dietë ditore shumë të rreptë që zakonisht përbëhet nga dy feta bukë të bardhë, tre tasa me drithëra Shreddies dhe shumë ëmbëlsira Harib dhe ai kurrë nuk ka shijuar fruta dhe perime. Për shkak të dietës së tij, ai duhet të marrë suplemente proteinash dhe vitaminash.

Dy vite më parë Sheridan u diagnostikua me një çrregullim të të ngrënit që e pengon të hajë ushqime të caktuara. Prindërit e Thomas kujtojnë se ai filloi të refuzonte disa ushqime kur ishte 18 muajsh. “Ai thjesht mbylli gojën një ditë dhe të gjitha përpjekjet për ta detyruar atë të provonte fruta dhe perime dështuan.” I dëshpëruar për të provuar ushqime të reja, burri tani po përpiqet të mbledhë para për ta trajtuar çrregullimin, por nuk ka garanci se do ta ndihmojë.