Forcat amerikane kanë sekuestruar një anije cisternë të lidhur me Iranin në Oqeani Indian, sipas një raporti të publikuar nga The Wall Street Journal, e cila citon tre zyrtarë amerikanë.

Anija, e identifikuar si Skywave, ka qenë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara që nga muaji mars, për shkak të dyshimeve se është përdorur për transportimin e naftës iraniane.

Sipas raportit, cisterna mbante mbi një milion fuçi nafte, të ngarkuara në muajin shkurt nga Ishulli Kharg, një nga pikat kryesore të eksportit të naftës së Iranit.

Ngjarja vjen në një kontekst tensionesh të vazhdueshme mbi zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iran dhe rrjeteve të tij të eksportit të naftës.