Teksa rusët u tërhoqën nga pjesa më e madhe e Ukrainës, pas lanë shkatërrim, por dhe shumë viktima. Pamjet e tmerrshme nga Bucha, por jo vetëm, tregonin qindra civilë të torturuar dhe të vrarë nga një brigadë speciale ruse.

Megjithatë, në Rusi këto vepra shihen si heroizma, dhe për këtë arsye presidenti Vladimir Putin ka vendosur ta dekorojë këtë brigadë.

Kremlini zyrtar ka njoftuar se Putini u ka dorëzuar ushtarëve titullin e “Mbrojtës”, duke i cilësuar si mbrojtës të sovranitetit të Rusisë.

“Ky nderim i lartë njeh meritat tuaja të veçanta, heroizmin dhe guximin e treguar në mbrojtjen e atdheut tuaj dhe në mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave kombëtare të Rusisë”, thuhet në letrën e tij.

“Nëpërmjet veprimeve të zgjuara dhe të guximshme gjatë operacionit ushtarak special në Ukrainë, stafi i njësisë u bë model në përmbushjen e detyrës ushtarake, trimërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit”, theksohet më tej.