Ambasada iraniane në Kabul të Afganistanit ka reaguar ndaj mesazhit të Trumpit për shtyrjen e sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Ambasada thotë se Trump u përmbajt nga sulmet pas “paralajmërimit të fortë të Iranit”.

Irani mohoi të ketë pasur ndonjë kontakt – të drejtpërdrejtë ose të tërthortë – me Trump ose amerikanët dhe pretendon se Trump po tërhiqet pas kërcënimeve të Iranit për të goditur objektiva në Gjirin Persik, tha një burim.