Një turist 40-vjeçar që po notonte dhe filmonte video rreth 100 metra larg bregut të Haderës, në brigjet e Izraelit, në prillin e kaluar, papritur u rrethua nga një tufë peshkaqenësh të zinj, një specie e cila në përgjithësi nuk konsiderohej i rrezikshëm për njerëzit.

Dëshmitarët thanë se një nga peshkaqenët u duk sikur sulmoi fillimisht kamerën GoPro që përdorte turisti.

Ata e dëgjuan të thërriste “ndihmë… më kafshojnë!”, para se të zhdukej nga pamja. Në një moment uji u skuq dhe pendët e peshkaqenëve u panë në sipërfaqe. Kur anijet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, burri kishte zhdukur, sipas gazetës “Independent”.

Të nesërmen, pas kërkimeve në det, u gjetën mbetje njerëzore (në copa të vogla), të cilat konfirmuan identitetin e viktimës dhe treguan se ai ishte shqyer nga disa peshkaqenë.